Lajme

Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në KE

10/07/2022 21:55
nga:Arsim Buxhovi

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, në margjinat e samitit të Komuniteti Politik Evropian.

“E informova për rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.

E para e shtetit po ashtu tha se biseduan për rolin e mërgatës në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë, marrëdhëniet miqësore me Zvicrën, si dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy shteteve tona”, përfundoi Osmani.