Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me nënsekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary Anne DiCarlo.
Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se me të ka biseduar për çështjen e Ukrainës, por edhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
“Mike e dashur e Kosovës për çështjet aktuale gjeopolitike dhe të ardhmen tonë euroatlantike. Theksuam përafrimin e politikave me partnerët e BE-së dhe NATO-s për Ukrainën dhe kontributin tonë për paqen dhe sigurinë në rajon”, ka shkruar Osmani.
Kosova është e pozicionuar kah perëndimi në mbështetje të Ukrainës.
A substantial exchange with @DicarloRosemary, a dear friend of Kosovo, on current geopolitical affairs and our Euro-Atlantic future.
Highlighted ??’s policy alignment with EU & NATO partners on Ukraine and our contribution to peace and security in the region. pic.twitter.com/MOsvQ25tOO
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 17, 2022


