Lajme

Osmani takohet me ministrin australian, e falënderon për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës

06/17/2024 13:40
nga:G C

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me ministrin për Shërbimet Qeveritare të Australisë, William Richard Shorten, në Zvicër në kuadër të Samitit për Ukrainën.

Ajo u shpreh se e ka falënderuar atë për mbështetjen e Australisë që i ka dhënë Kosovës.

“Së bashku, diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera, zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe rolin e paçmuar të diasporës sonë në Australi në forcimin e partneritetit tonë të qëndrueshëm”, ka thënë Osmani.