Lajme

Osmani takohet me Macron, publikon foto nga pritja

10/04/2024 14:37
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani është takur me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Zonjën e Parë, Brigitte Macron.

Osmani ka publikuar pamje nga pritja atje, derisa ka thënë se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe fuqizim të pozitës së saj.

“Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiëabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë. Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare! 🇽🇰🇫🇷”, ka shkruar Osmani.