Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me kryetarene Bashkimit Evropian, Roberta Metsola, përcjell Gazeta Express.
Osmani tha se me të kanë dikutuar për anëtarësimin e Kosovës drejt integrimit evropian.
“Takim shumë i mirë me Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mike e madhe e popullit tonë. Diskutuam për avansimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që i kemi përpara në këtë rrugë”, tha Osmani.
Ajo sot është takuar edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.