Lajme

Osmani takohet me Kryeministrin e Çadit, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

02/06/2026 12:13
nga:Sh R

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes, raporton GazetaBlic.

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave të përbashkëta globale.

Postimi i plotë:

Kënaqësi ta takoj Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes dhe të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave të përbashkëta globale.