Lajme

Osmani takohet me kryeministrin e Bangladeshit, flasin për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve

09/25/2025 13:09
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA është takuar me kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus.

Me të kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.

“Në takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare. Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit.”