Lajme

Osmani takohet me kryeministren e Estonisë, pritet përkushtim në avancimin e raporteve shtetërore

06/10/2021 16:01
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës dy ditore në Estoni është takuar edhe me kryeministren e këtij vendi, Kaja Kallas.

Të dy bashkëbisedueset i kanë vlerësuar raportet ndërshtetërore të mira dhe kanë shfaqur përkushtimin për avancimin e tyre.

Osmani ka përmendur mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke përfshirë edhe procese të tjera nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Ajo ka shfaqur bindjen se Estonia do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, por edhe në anëtarësimin në strukturat veri-atlantike.

​Osmani pret mbështetjen e Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës