Lajme

Osmani takohet me kryeministren e Danimarkës, diskutojnë për mbrojtjen e paqes në Evropë

07/11/2024 11:37
nga:G B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington.

Osmani tha se me të ka folur për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Europë.

“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, shkroi ajo.