Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, të cilin e ka falënderuar për punën e tij të palodhshme dhe mbështetjen e qartë të Austrisë pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për integrimin sa më të shpejtë të rajonit tonë ne BE, raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Në takim me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, e falënderova për punën e tij të palodhshme dhe mbështetjen e qartë të Austrisë pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për integrimin sa më të shpejtë të rajonit tonë ne BE.
Së bashku, do të rrisim përkrahjen përbrenda Bashkimit Evropian, në mënyrë që qytetarët e Kosovës më në fund të lëvizin të lirë.



