Lajme

Osmani takohet me Escobar: Presim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët

02/02/2022 15:32
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar sërish sot me Zëvendës Ndihmës Sekreratin e SHBA-ve, Gabriel Escobar, në ditën e fundit të vizitës së tij në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

“Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur për marrëdhëniet tona të veçanta me SHBA-të dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët” shkruan Osmani në Facebook.

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak sot përfundojnë vizitën treditore në Kosovë, ndërsa nesër do e fillojnë vizitën e tyre në Serbi.

Postimi i plotë: