Lajme

Osmani takohet me Erdoganin në Stamboll: Jemi të përkushtuar ta forcojmë bashkëpunimin

12/08/2023 15:06
nga:N K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Turqi.

Gjatë kësaj vizite atje ajo ka bërë të ditur të ketë zhvilluar takim me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha falënderimin për mbështetjen e Turqisë dhe angazhimin për paqen dhe sigurinë e rajonit tonë”, ka shkruar Osmani.

“Ne jemi të përkushtuar për ta vazhduar forcimin e bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona”.