Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias raporton Gazeta Blic.
Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se me Dendias kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin dypalësh.
“Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike” shkruan Osmani në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Mirëprita sot ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në vizitën e tij të gjashtë në Republikën e Kosovës.
Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon.
Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike. ?? ??


