Lajme

Osmani sot merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Rugovës në Podujevë

09/07/2024 08:10
nga:Sh R

Sot, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Presidentes ka njoftuar kjo ngjarje pritet të mbahet me fillim nga ora 13:00.

“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në Podujevë”, thuhet në komunikatë.