Lajme

Osmani sot bën nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë

04/27/2024 07:16
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit.

E para e shtetit, nderimet tek memoriali për të Pagjeturit që gjendet para ndërtesës së kuvendit do t’i bëjë nga ora 10:00.

Po ashtu, Osmani do të jetë për homazhe edhe në kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës.

Bëhet e ditur se Osmani do të merr pjesë edhe në tubimin përkujtimor që do të mbahet në nderim të Masakrës së Mejës.