Presidentja Vjosa Osmani në 558-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu tha se nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës.
“Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave. Ai nuk e mbrojti vetëm tokën shqiptare, por dinjitetin, besimin dhe lirinë e kontinentit evropian. Nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm”.
“Lavdi Kryetrimit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu!”, shkruan ajo në rrjetet sociale.


