Lajme

Osmani s’ia vazhdoi kontratën Walkerit, Gjoshi: Njerëzit në krye të shtetit s’i lidhë asgjë me historinë e Kosovës

06/01/2021 22:56
nga:M K

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar pasi që presidentja Osmani nuk ia vazhdoi kontratën ish-ambasadorit William Walker.

Gjoshi në një postim në Facebook i ka kërkuar falje Walkerit, duke thënë se në krye të shtetit të Kosovës ka njerëz që janë aksidentalisht aty.

Madje ka thënë se të njëjtit nuk i lidhë gati asgjë me historinë e Kosovës.

“Ju kërkojmë ndjesë z. Walker, sepse momentalisht dhe aksidentalisht janë disa njerëz në krye të shtetit që nuk i lidhë gati asgjë me historinë e Kosovës”, ka shkruar Gjoshi.

LEXO EDHE:

Nuk ndalet ministrja Gervalla, flet për gazetën zvicerane: Pas luftës, ushtarët e UÇK’së vranë serbë, romë dhe ish-rivalë të tyre