Lajme

Osmani: Shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të

05/09/2024 15:47
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin e saj me shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Teksas.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë urë e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të.

“Shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të. Kënaqësi t’i takoja në Teksas dhe t’i përgëzoj për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme”.

Ajo thekson se përgjatë kohërave sfiduese, “ata ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës, avokatë të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare”.