Lajme

Osmani: Shkolla Emin Duraku vlerësohet shkolla më e sigurtë në Prishtinë

02/14/2024 10:42
nga:N K

Drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku”, Visar Osmani, në një intervistë për Gazetën Blic tha se kjo shkollë është vlerësuar si njëra ndër shkollat më të sigurta në Komunën e Prishtinës.

Vendimi për rrethimin e hapësirës së shkollës, Osmani po e vlerëson si mundësi shumë të mirë për nxënësit për të pasur angazhim sa më të mirë në mësime dhe prindërit rrinë më të sigurtë kur i dërgojnë fëmijët në mësim në këtë shkollë.

Osmani tha se “Prej orës 8-të deri në ora 4-të e kanë të ndaluar daljen asni nxënës nuk mund të dalë jashtë oborrit të shkollës sepse është e rrethuar dhe sigurimi që rrinë në derën e shkollës.

I pyetur për sigurinë në objektin shkollor Osmani tha se janë dy sigurima fizikë të cilët e ruajnë shkollën natën dhe ditën stafi teknik të cilët i ruajnë fëmijët nga dukuritë negative.

“Sa i përket psikologëve nëpër shkolla viteve të fundit në Kosovë shkolla janë rritur,në këtë shkollë deri para një viti shkolla ka pasur psikologë lëvizës nga shkolla tjera ndërsa tani drejtoria e Arsimit ka bërë rritje të stafit” tha Osmani.

Ndërsa grupmoshat të cilat kanë më shumti nevojë për psikologë në këtë shkollë sipas Osmanit janë:”Të gjithë por më së shumti mirret nxënës së ciklit 6-9 të cilët mosha e pubertetit,ndryshimet në jetë e kanë bërë që ata të kërkojnë në asistencë të psikologut” tha Osmani.

Fotografi nga hapësira e shkollës fillore Emin Duraku në Prishtinë

Ndërsa Policia e Kosovës organizon dy herë në muaj ligjerata informuese për nxënësit e kësaj shkolle për dukuritë negative që i interesojnë fëmijëve të dinë siç janë droga, alkooli, duhani, dhuna në familje dhe përdorimi i tepërt dhe siguria e internetit.

“Në Prishtinë është e vetmja shkollë në komunë që nxënësit nuk dalin jashtë oborrit të shkollës,ne kemi kuzhinën shkollore mbrenda ushqimin nxënësit e marrin mbrenda,ushqimi shërbehet në klasë”, tha  Osmani.

I pyetur se kush ka drejtë të parkojë veturën në oborrë të shkollës Osmani tha: “Ne kemi ndaluar futjen e veturave të prindërve dhe akterëve tjerë në oborrë të shkollës përpos stafit dhe kjo ka bërë që sot të jemi shkolla më e sigurtë në Prishtinë”.

Në këtë shkollë mësimin e vijonë afër rreth 600 nxënës të ndarë në 29 paralele, 45 persona të stafit mësimdhënës dhe staf teknik dhe punohet në dy ndrrime klasët e para dyta treta janë në mesndrrim prej orës 12-të deri në ora 16-të,ndërsa në ora 16:30-të përfundon mësimi për të dy nivelet në këtë shkollë./GentritaXhemajli/