Lajme

Osmani: Serbia, katalizator i ndikimit rus në Ballkan

04/22/2021 16:28
nga:M K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur para mediave pas takimit me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas.

Pas fjalëve drejtuar mediave, ata edhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, përcjell GazetaBlic.

Një gazetar gjerman pyeti presidenten Osmani për çështjen e ndikimit rus në Ballkan. Sipas Osmanit, Rusia ndikimin e saj në Ballkan e ushtron kryekëput me ndihmën e Serbisë.

“Ndikimi rus në Ballkan bëhet kryekëput përmes Serbisë. Kjo vërehet në katër fronte. Pra, në natyrën ekonomike, politike, ushtarake dhe së fundi atë të vaksinave. Prandaj, një integrim sa më i shpejt pro-perëndimor i rajonit tonë, aq më shpejtë do të largohej ndikimi rus nga këtu”, tha ndër të tjera e parja e vendit.

LEXO EDHE:

Vjosa Osmani pas takimit me Heiko Maas: Jemi për dialog, por jo me ndryshime kufijsh, që është logjikë e shekullit të kaluar

/GazetaBlic/