Në intervistën për The Telegraph, Presidentja Vjosa Osmani, se Rusia po e përdor serbinë për të destabilizuar Ballkanin, për të parandaluar vendet që të lëvizin drejt anëtarësimit në BE dhe NATO dhe për të shkëputur Perëndimin nga lufta në Ukrainë, përcjellë GazetaBlic.
“Interesi rus është të përdorë Ballkanin Perëndimor, përmes Serbisë si kalë troje, për të sulmuar sistemet e bazuara në vlera si NATO-ja dhe BE-ja,” tha Osmani.
“Sa më shumë tensione sigurie krijojnë, aq më pak janë mundësitë tona për t’u anëtarësuar në BE. Ndonjëherë e bëjnë në Mal të Zi, herë në Bosnje-Hercegovinë, herë në Kosovë dhe kanë krijuar probleme edhe në Maqedoninë e Veriut”, tha Presidentja.
Ajo akuzoi Serbinë se i sheh Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën si “vende të përkohshme” të cilat Beogradi dëshiron t’i ripërthithë.
Ndërhyrja malinje dhe përpjekjet propagandistike nga rusët janë shtuar që nga pushtimi i Ukrainës, tha presidentja Osmani.
“Nëpërmjet Serbisë, ata duan të krijojnë qendra të tjera konflikti në mënyrë që demokracitë perëndimore të duhet të përballen me shumë kriza në të njëjtën kohë në vend që të fokusohen në Ukrainë”, shtoi ajo.


