Lajme

Osmani: Qeverisja korporative ofron siguri juridike dhe stabilitet për kompaninë

01/17/2024 12:51
nga:G C

“Qeverisja korporative është një proces që ngërthen në vete të drejtat, detyrimet dhe obligimet për strukturat e brendshme të një kompanie. Që d.m.th aksionarët, bordin drejtues, menaxhmentin e kompanisë dhe të gjithë akterët që janë pjesë e kompanisë. Është një proces i cili drejton dhe menaxhon një kompani”, ka deklaruar avokatja Blinera Osmani-Bislimi.

Osmani ka theksuar rëndësinë e drejtimit dhe menaxhimit të kompanisë drejt realizimit të objektivave përmes qeverisjes koorportative.

“Implementimi i drejt dhe i mirëfilltë dhe i vazhdueshëm i qeverisjes korporative ofron siguri juridike për kompani dhe stabilitet, pra kur i implementon të gjitha rregullat dhe normat ligjore në një kompani bëhet edhe evitimi i problemeve të ndryshme që munden me dal rrugës si; probleme financiare, ligjore, etike të ndryshme të cilat nëse nuk rregullohet mund të shkaktojnë pasoja të mjaftueshme”, thotë Osmani.

Më tej Osmani është ndalë edhe te roli i kompanisë dhe i ndarjeve të përgjegjësive sepse sipas saj aty ku ndahen përgjegjësitë ka edhe llogaridhënie.

”Rregulli kryesorë në qeverisjen korporative është edhe ndarja e përgjegjësive, sepse funksionimi i brendshme varet shumë nga kjo. Psh; Ka raste kur një drejtor ekzekutiv i duhet patjetër me e nënshkru një dokument te tenderimit dhe per shkak se nuk është në moment të caktuar, procesi bllokohet, dhe në këtë rast nëse do të kishim ndarje të përgjegjesive dhe nivele te aprovimit te proceseve, keto pergjegjesi mund ti kishin kaluar menaxherit te prokurimit dhe procesi të vazhdonte pa pengesa. Pra, kur ka llogaridhënie te gjitha përgjegjësitë shkojnë mirë, është proces jetik për zhvillimin e kompanisë”, ka thënë Osmani për emisionin Bon Bon.