Lajme

Osmani: Propozimi im për Asociacionin u godit me shpifje

11/21/2024 12:23
nga:G C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për moskoordinimin e institucioneve për hartimin e draftstatutit të Asociacionit.

Ajo në adresimin e saj në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ideja që ka dhënë që për këtë çështje të bisedohet me ShBA-në dhe hartimi i draftit të bëhet nga Kosovë është goditur me shpifje.

Por, ajo ka thënë se sot jemi në situatën e njëjtë ku po kërkohet që vet ta hartojmë draftstatutit

“Kur unë kam propozuar që drafti i Asociacionit të fillohet të diskutohet me SHBA-në në mënyrë që kjo çështje mos t’i lihet në dorë as Lajçakut e as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar asnjëherë që unë kam kërkuar themelim të Asociacionit. Por ka nënkuptuar se unë i kam besuar më shumë vetvetes tonë dhe Amerikës se sa disa burokratëve të shteteve jo njohëse. Kam besuar se një draftstatut ku mbrohet kushtetuta, sovraniteti i shtetit, mbrohet kufijtë, mund të hartohet shumë më mirë nga ne që kemi marrë mandate ta mbrojmë Kosovën, sesa nga disa ekspertë të jashtëm, që kurrë nuk kanë besuar në Republikën e Kosovës. Propozimi im ishte goditur me lloj lloj shpifjesh se kam shitur interesat e Kosovës, e ku jemi sot. Jemi pikërisht aty, po kërkohet e njëjta, që draftin ta hartojmë ne. Vendimet e duhura duhet të merren edhe në momentin e duhur”, tha Osmani.