Lajme

Osmani priti në takim nxënësit e disa shkollave, diskutojnë për problemet mjedisore në Kosovë

04/22/2023 16:22
nga:Y I

Në Ditën e Tokës, presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në zyrën e saj nxënës të disa shkollave fillore me të cilët foli mbi rëndësinë e mjedisit.

Osmani tha se mbrojtja e tokës është mbrojtje e shëndetit.

“Çdo ditë është Dita e Tokës. Bashkë me nxënësit e shkollave fillore “Mihal Grameno”, “Asim Vokshi”, “Fehmi Agani” dhe “Zenel Hajdini” diskutuam për problemet mjedisore në Kosovë dhe zgjidhjet konkrete. Mbrojtja e tokës është mbrojtje e shëndetit tonë”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë: