Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Singapor është pritur nga presidenti i këtij shteti, Tharman Shanmugaratnam.
Osmani ka thënë se me homologun e saj ka pasur diskutim përmbajtjesor për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
“Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë! Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtjesor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar presidentja në Facebook.