Lajme

Osmani pritet nga Macron në Pallatin Elysee

07/26/2024 18:41
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në Pallatin Elysee nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron.

Osmani ishte e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, teksa Macron nga Zonja e Parë, Brigitte Macron, të cilët po festojnë hapjen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024.Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit” shkruan Osmani raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: