Lajme

Osmani pret në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar

04/02/2025 09:07
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

Pas takimit, presidentja dhe sekretari priten të mbajnë konferencë për media.

Lammy gjatë ditës së djeshme u takua me homologen e tij, Donika Gërvalla, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.