Lajme

Osmani pret në takim ambasadorin Hovenier, flasin për zbatimin e rregullores së BQK-së

02/22/2024 15:44
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të presidencës, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend me focus të veçantë në propozimet të cilat ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së BQK-së.

Tutje, në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin sa i përket agjendës ndërkombëtare dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Ndryshe, presidentja e ka ripotencuar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve, për sovranitetin dhe kushtetutshmërinë.