Lajme

Osmani pranon dhuratë skulpturën e ish-presidentit Rugova për 80 vjetorin e lindjes së tij

12/02/2024 11:20
nga:N K

Me rastin e ditëlindjes së 80-të të ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar dhuratë skulpturën e tij.

Osmani theksoi se në historinë e shtetit tonë shkëlqen një emër që mishëron guximin, urtësinë dhe ëndrrën tonë për shtet të pavarur  – Dr.  Ibrahim Rugova, ati ynë themeltar dhe presidenti historik, i cili sot shënon 80 vjetorin e lindjes.

“Me besim të pafund në paqen, dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë, presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshnërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi. Me urtësinë, me vizionin e një burrshtetasi dhe me shpirtin e një patrioti, presidenti Rugova na bashkoi në momentet tona më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Rrugë nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë!”, shkroi ndër të tjera Osmani, shkruan GazetaBlic.

“Falënderoj skulptorin Gëzim Muriqi që sot dhuroi skulpturën e Presidentit historik për Presidencën e Republikës së Kosovës.”, përfundoi ajo.

Postimi i plotë: