Lajme

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Jordanisë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi

01/30/2025 15:53
nga:N K

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Jordanisë në Kosovë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi, raporton GazetaBlic.

Në njoftim thuhet se duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Jordanisë për Kosovën në forume ndërkombëtare dhe vazhdimin e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në takim me ambasadorin Al-Tamimi, Presidentja Osmani theksoi nevojën për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

“Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitën zyrtare të Presidentes Osmaniu në Jordani, bazuar në ftesën nga Mbreti Abdullah II, me qëllim që të thellohen edhe më tej raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Postimi i plotë: