UNDP ka publikuar të dhënat e matjes së pulsit publik në Kosovë.
Sipas këtyre matjeve, Presidentja Osmani, është politikanja me pëlqyshmërinë më të madhe që kap shifrën 69%, duke lënë kështu mbrapa kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.
Krahasuar me vitin 2023, të tre politikanët kanë rritje në përqindje.
Në lidhje me këtë rënditje ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimve politike në vend, Blerim Burjani.
Burjani thotë se sondazhet në fjalë s’kanë shumë rëndësi në kohën kur vendi nuk ka zhvillimim ekonomik.
Ai thotë se është skandaloze me u ba cilësime se kush është më shumë apo më pak i pëlqyer.
“Këto sondazhe më së paku kanë rëndesi në ketë periudhë kaq të rëndë për zhvillimin tonë ekonomik dhe dështimi total në reformën e sigurimeve shëndetesore, pensionale dhe asistencës dhe punësimit. Me pas sondazhe të ketij tipi apo modelit të varferisë dhe ikjes nga vendi është skandaloze me u bë cilesime të ketij lloji se kush gëzon më pak apo është më shumë i pelqyer” deklaroi Burjani për “Gazeta Blic”.

Blerim Burjani, Analist!
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, të enjten ka publikuar edicionin e 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik.
Ashtu si në anketat e mëparshme, të anketuarit janë pyetur për problemet më urgjente me të cilat po përballet Kosova aktualisht.
Të dhënat e anketës së majit të vitit 2024 kanë treguar se varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet esenciale (12.7%) janë identifikuar si tre problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova.
Më tej, si probleme tjera janë identifikuar edhe shërbimet e kujdesit shëndetësor (7.8%) dhe mjedisi (5.6%), të cilat kanë qenë ndër pesë problemet kryesore.
/Gazeta Blic/
Tre problemet kryesore të kosovarëve: Varfëria, papunësia dhe çmimet për furnizimet esenciale
Presidentja Osmani, politikanja më e pëlqyer në Kosovë, Konjufca i dyti, Kurti i treti


