Lajme

Osmani pjesë në drekën Ndërparlamentare në Capitol Hill dhe Forumin e Sigurisë në Washington D.C

02/05/2025 22:20
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare në Capitol Hill dhe në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë në Washington D.C., si e ftuar nderi. Gjatë Drekës Ndërparlamentare, Osmani theksoi rrugëtimin e popullit të Kosovës dhe angazhimin për luftimin e ndikimeve të jashtme keqdashëse.

Në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, ajo u fokusua në rolin strategjik të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të palëkundur me SHBA-në në përballimin e kërcënimeve nga Rusia, Kina dhe Irani.

Përmes këtyre takimeve, Presidentja Osmani u angazhua për thellimin e raporteve bilaterale dhe për nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë, duke siguruar zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe pavarësi energjetike.