Lajme

Osmani përkujton masakrat në Pastaselë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës

03/31/2026 12:32
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrat në Pastaselë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës.

E para e vendit ka thënë se 106 civilë të pafajshëm u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë më 31 mars 1999.

Ajo tha se kjo ishte një akt i qëllimshëm kundër jetës, dinjitetit dhe vetë ekzistencës së një populli.