Lajme

Osmani përkujton Betejën e Loxhës: Heroizmi i dëshmorëve mbetet udhërrëfyes për Kosovën

07/07/2026 19:27
nga:Genita C

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Betejën e Loxhës, duke e vlerësuar atë si një ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përpjekjet për çlirimin e vendit.

Ajo bëri të ditur se në Loxhë, së bashku me familjarët e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët, u nderua heroizmi dhe sakrifica e luftëtarëve që ranë për lirinë e Kosovës.