Lajme

Osmani për zjarret në rajon: Imazhe zemërthyese, Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë

08/10/2021 18:15
nga:M K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar përkrahjen e vendit tonë për vendet e rajonit të cilat tash e disa ditë janë përfshirë nga zjarret.

Osmani i ka cilësuar zemërthyese pamjet e zjarreve siç i quan ajo të egra nga Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia.

“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqiperia, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese.”

“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Tutje, ajo rikujtoj se zjarrfikësit dhe trupat e FSK -së mbrëmë u vendosën në Shqipëri për të ndihmuar në luftimin e zjarreve.