Lajme

Osmani për vdekjen tragjike të Shinzo Abe: Luajti rol të rëndësishëm në lidhjen Kosovë-Japoni, ishte lider i jashtëzakonshëm

07/08/2022 11:39
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj vdekjes tragjike të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “twitter”, Osmani e cilësoi Aben si lider të jashtëzakonshëm.

“Ai ishte një lider i jashtëzakonshëm që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës”, shkruan Osmani.

Postimi i plotë:

Thellësisht e pikëlluar për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Ai ishte një lider i jashtëzakonshëm që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.

Mendimet tona janë me familjen Abe dhe me popullin e Japonisë