Lajme

Osmani për ujdinë në Ohër: Serbia do të shkel përsëri marrëveshjet, siç ka bërë këto 12 vjet

03/19/2023 16:30
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se me takimin e djeshëm në Ohër u dëshmua se, Kosova është e vetmja palë konstruktive dhe e interesuar për paqe e stabilitet, raporton GazetaBlic.

Osmani pret që tash e turje të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse

“Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, Serbia përsëri do të vazhdojë të shkel marrëveshjet e dakorduara.

“Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet”, tha Osmani.

“Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme”, tha Osmani për GazetaBlic.