Lajme

Osmani për takimin me Barduanin: Theksova nevojën për koordinim me partnerët ndërkombëtarë

11/14/2024 19:29
nga:G C

Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Enrico Barduani.

Siç njoftoi Osmani, në takim, veç tjerash u diskutua për sfidat kryesore të sigurisë së Kosovës.

“Theksova përkushtimin tonë të palëkundur për paqen dhe sigurinë, si dhe nevojën për koordinim të afërt mes Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

“Shkëmbimet e rregullta sikurse ky janë gjithashtu vitale për rritjen e bashkëpunimit tonë me NATO-n”, potencoi Osmani.