Lajme

Osmani për shpërthimin në Trepçë thotë se beson që ka ndodhur aksidentalisht

01/17/2024 18:22
nga:G B

Gani Osmani nga Sindikata e Trepçës, tha se beson se është aksident shpërthimi i acidit që ndodhi në  minierën e Trepçës, ku mbetën të lënduar 13 minatorë.

“Miniera është e rrezikshme, rreziqet në minierë janë të paparashikueshme, prandaj miniera duhet të trajtohet si vend me rrezikshmëri. Unë e llogariti që kjo ka ndodhur si aksident, sipas mendimit tim”, u shpreh ai në Info Magazine.

“Kjo mund të ndodh, është shpërthyer bidoni, mirëpo këtë nuk e do askush, as punëtorët, as inxhinierët, as sindikata, mirëpo kjo është një aksident që mund të ndodh”.

Osmani tutje tha sipas informatave që ka ai, dy nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë, të cilët lëndimet i kanë në sy, ndërsa të tjerët janë lëshuar për në shtëpi.