Lajme

Osmani për Lojërat Mesdhetare: Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!

09/08/2023 18:52
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare në Prishtinë.

Osmani ka thënë se ky është një triumf i jashtëzakonshëm i sportit Kosovar.

“Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe” shkruan Osmani raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar! ??

Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.

Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.

Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!