Lajme

Osmani për Bloomberg, flet për kontributin e Trumpit për paqen dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit

12/17/2025 15:38
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësoi homologun e saj amerikan, Donald Trump, për mbështetjen e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin më të gjerë të Evropës.

Ajo folur në një intervistë me Bloomberg TV të mërkurën, tha se prania e trupave amerikane në Kosovë ishte “pengesa dhe parandalimi më i madh i një përshkallëzimi në rajon”. Ushtarët amerikanë janë pjesë e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO që ka qenë në Kosovë që nga fundi i luftës me Serbinë fqinje në vitin 1999.

Progresi ekonomik i Kosovës është ngadalësuar nga muaj të tërë të një bllokimi politik që Osmani tha se shpreson se mund të zgjidhet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Osmani tha se mendon se politikanët në Kosovë do të kenë një “qasje më konstruktive” për të punuar së bashku tani.

“Jam shumë, shumë  optimiste” pasi “ne kemi nevojë për institucione në mënyrë që të mund të ecim përpara edhe me projekte të mëdha me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.