Lajme

Osmani për bisedën me Sholz dhe Mitsotakis: I informova për sulmin terrorist dhe agresionin, Serbia të mbahet përgjegjëse

10/05/2023 19:55
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Twitter se kancelarit gjerman, Olaf Sholz dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis iu ka treguar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës.

Osmani ka thënë se e ka theksuar domosdoshmërinë për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

”Informova @Bundeskanzler Scholz dhe @PrimeministerGR Mitsotakis për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Theksova domosdoshmërinë për të mbajtur Serbinë përgjegjëse për përpjekjet e saj për të destabilizuar vendin tonë dhe të gjithë rajonin“, ka shkruar Osmani.

Osmani ndodhet në Granada të Spanjës ku po marrin pjesë liderë të shumtë botërorë.