Lajme

Osmani pas vizitës në Shoqatën e të Shurdhërve: Kategori e vlefshme dhe e dobishme për shoqërinë kosovare

09/30/2022 13:23
nga:N M

Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të Javës së të Shurdhërve, ka vizituar Shoqatën Kosovare te të Shurdhërve.

Presidentja Osmani ka theksuar se ofrimi i mundësive të barabarta si dhe qasja e barabartë për të gjithë, janë përkushtimi i çdoditshëm i institucioneve të Kosovës.

“Të shurdhrit janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë. Sa më shumë mundësi për ta, sa më shumë kushte për ta, shoqëria jonë do të jetë më e barabartë dhe më e dinjitetshme”, ka theksuar Osmani.

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani vizitoi Shoqatën Kosovare të te Shurdhërve

Në kuadër të javës Javës së të Shurdhërve, Presidentja e Republikës së Kosovës ka vizituar Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve.

Presidentja Osmani ka theksuar se ofrimi i mundësive të barabarta si dhe qasja e barabartë për të gjithë, janë përkushtimi i çdoditshëm i institucioneve të Kosovës. Ajo e ka cilësuar këtë kategori, të vlefshme dhe të dobishme për shoqërinë kosovare.

“Të shurdhrit janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë. Sa më shumë mundësi për ta, sa më shumë kushte për ta, shoqëria jonë do të jetë më e barabartë dhe më e dinjitetshme”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve.

Presidentja Osmani u ka ofruar mbështetje kësaj kategorie dhe i ka inkurajuar që të jenë të vendosur për eliminimin e të gjitha pengesave të çfarëdo natyre qofshin ato.

Ndërkaq përfaqësues të SHKSH-së, i prezantuan disa kërkesa Presidentes Osmani, në mesin e të cilave, rritjen e qasjes në arsim, pajisjen me patentshofer, qasje më të madhe në informacione si dhe ofrimi i shërbimeve të asistencës në institucione publike dhe private.

Presidentja Osmani konfirmoi mbështetjen për këtë kategori dhe tha se këto çështje do t`i adresoj në takime me institucionet përkatëse.