Lajme

Osmani pas takimit me senatorët: Kosova është partnere strategjike e ShBA-së

05/22/2023 14:31
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me një delegacion të Kongresit amerikan të përbërë nga senatorët, Chris Murphy dhe Gary Peters, ka thënë se Kosova është partnere strategjike e ShBA-së.

“Ky takim i sotëm vjen nga vizita që kisha në ShBA. Marrëdhënia e Kosovës me ShBA-në është e rëndësishme dhe ekzistanciale”.

“Të dy dhomat e senatit kanë luajtur rol kyç. Kosova është partnerë kyç i ShBA-së. Kosova luajtur kyç edhe në politikën e jashtme, duke vënë sanksione ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë si dhe strehimi i refugjatëve sirianë e afganë”, tha Osmani.