Lajme

Osmani pas takimit me Peleshin: Lidhja Kosovë-Shqipëri, e pathyeshme dhe strategjike

03/02/2026 15:21
nga:Genita C

Presidentja e Vjosa Osmani ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, duke theksuar se lidhja mes Kosovës dhe Shqipërisë është natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme, raporton GazetaBlic.

Ajo u shpreh se uniteti dhe koordinimi ndërmjet dy vendeve janë garanci për paqe, stabilitet dhe të ardhme të përbashkët euroatlantike, sidomos në kohë sfidash globale, kur  sipas saj qëndrimi i përbashkët përbën forcë dhe siguri.