Lajme

Osmani pas takimit me Papa Françeskun: Njohja e Kosovës nga Vatikani do të kontribuonte në thellimin e raporteve tona

01/23/2023 13:59
nga:N M

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë, raporton Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Osmani Papën e ka njoftuar me vendosmëri për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit të Kosovës.

“Në mënyrë të veçantë e falënderova Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe e falënderova për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës. Ishte kënaqësi e veçantë po ashtu që të shkëmbeja me të pikëpamjet mbi orientimin euroatlantik të Kosovës dhe progresin e vendit tonë drejt këtij synimi”, thuhet në njoftim mes tjerash.

“Thellimi i mëtejmë raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientim yni i përbashkët. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore”, thuhet tutje.