Lajme

Osmani pas takimit me Geoanan: Synimi i Kosovës për anëtarësim në NATO, në përputhje me konceptin strategjik të sajntike

07/07/2022 18:32
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, të cilit i ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se synimi i Kosovës për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO është në përputhje me konceptin strategjik të Aleancës Veri-Atlantike.

Postimi i saj i plotë:

Synimi i anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO është në përputhje me konceptin strategjik të Aleancës Veri-Atlantike.

Në takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana ritheksova mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor në NATO.

Uniteti transatlantik është vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë si dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj.