Lajme

Osmani pas takimit me Cameron: Folëm për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, paqen e sigurinë!

01/04/2024 11:20
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në presidencë kreun e diplomacisë britanike, David Cameroon.

Osmani ka thënë se është shumë e lumtur për vizitën e Cameron në Prishtinë, duke treguar se në takim kanë diskutuar për bashkëpunimin produktiv në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithashtu shefja e shtetit ka thënë se kanë folur edhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe përkushtimin e përbashkët për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.