Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas fitores së xhudistes kosovare Laura Fazliu, në Lojërat Olimpike në Paris, raporton Gazeta Blic.
Ajo këtë e ka quajtur krenari të jashtëzakonshme, derisa ka falënderuar pafundësisht Fazliu, trajneren e saj Majlinda Kelmendi dhe maestron Toni Kuka.
Postimi i saj i plotë:
Medalja e dytë olimpike për Kosovën.
Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka.
Faleminderit pafundësisht!


