Lajme

Osmani pas dënimit të Mlladiqit: Familjet që vuajtën nga gjenocidi i Millosheviqit, një hap më pranë drejtësisë

06/08/2021 22:20
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar  pas vendimit të Tribunalit të Hagës për burgimin e përjetshëm të kriminelit Ratko Mlladiq, duke thënë se ai bashkë me “Kasapin e Ballkanit” kishin për qellim gjenocidin.

“Kur shohim një verdikt të tillë sikurse ky i sotit, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit do ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka tashmë dyshime se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi”, ka thënë ajo në llogarinë e saj zyrtare në ‘Twitter’.

Ajo në reagim ka cituar edhe fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se “drejtësia dhe pajtimi janë themeli për arritjen e paqes dhe stabilitetit”.

“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë kur vihet drejtësia, ndonëse rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve”, ka shtuar tutje ajo.